Cipras, marrëveshja për emrin duhet të jetë kushtetuese

24.02.2018 13:17

Emrin për të cilin do të merremi vesh me shtetin fqinjë do të duhet njëkohësisht të jetë edhe kushtetues....

Emrin për të cilin do të merremi vesh me shtetin fqinjë do të duhet njëkohësisht të jetë edhe kushtetues, për çka parakusht është revodim i kushtetutës ka dekalruar kryeminsitri grek Cipras para gazetarëve në Bruksel pas përfundimit të takimit joformal të liderëve të BE-së.

Qëndrimi I greqisë është se duhet zgjidhur kontesti shumvjeçar, por me zgjiths të qëndrueshme dhe stabile që do të mbëshetet në themele të fuqishme. Greqia kërkon një zgjidhje erga omnes, përkatësisht një zgjidhje me obligime të qarta për një emër që do të përdoret nga të gjith, sin ë përdorim të jashtëm ashtu edhe në përdorim të brendëshëm, fakt që nënkupton se do të duhet që për emrin të cilin do të merremi vesh të jetë njëkohësisht edhe emri kushtetues I vendit fqinj, për çka është i nevojshëm revidim i kushtetutës, deklaroi kryeminsitri grek.

Cipras tha se Maqedonia është ajo që kërkon zgjidhje për emrin pasi bëhet fjalë për çështje egzistenciale, për perspektivën evropjane të vendit.

Sa i përket asaj nëse zgjidhja do të gjendet para samitit të NATO-s kryeminsitri grek tha se Greqisë nuk i shpejtohet dhe nuk është nën presion për gjetjen e zgjidhjes.  Perspektiva e Maqedonispë drejt BE-së kalon nëpër Athinë e jo nëpër Ankara ka shtuar Cipras duke komentuar vizitën e presidentit Ivanov në Turqi dhe takimin me presidentit turk, Erdogan.