MAQEDONI-GREQI

Koxijas, projekt-marrëveshja greke për emrin është gati

24.02.2018 14:34

Projekt-marrëveshja për zgjidhjen e kontestit me emrin nga Minsitria e Jashtme greke.....

Projekt-marrëveshja për zgjidhjen e kontestit me emrin nga Minsitria e Jashtme greke është përpiluar dhe e njejta tanimë i është dorëzuar qeverisë greke dhe e njeta do tu dërgohet autoriteteve në Shkup, para se shefi i diplomacies greke Nikos Koxijas të arrijë për vizitë në vend.

Duke folur për radion shtetërore greke Koxias ka thënë se propozimi grek është gati, por nuk dha detaje nëse bëhet fjalë për propozimin Maqedonia e Epërme, apo sa emra përmban propozimi i pales greke.

Por edhe shefi i diplomacisë greke përsëriti qëndrimin se për marrveshje janë të nevojshme ndryshime kushtetuese, pasi sipas tij qëndrimi i Greqisë është zgjidhja të jetë e qëndrueshme e jot ë krijohen problem të reja. 

Mënyra për të arritur stabilitet të emrit për të cilin do të merremi vesh është të kaloj nga Kushtetuta.Sepse siç dihet, nuk mundet në politikën e jashtme të quhesh me një emër tjetër ndërsa në politikën e brendëshme me një emër tjetër, deklaroi Koxijas.Por ai nuk është optimist se deri në mars, siç ka deklaruar kryeminsitri Zaev do të mund të arrihet zgjidhje për kontestin e emrit.

Kjo është e mundur vetëm nëse kryeminsitri Zaev ka disponim më të madh për kompromis nga ai i deritanishmi tha Koxijas, duke paralajmëruar vizitën e tij në Shkup në muajin mars.