Presidentët e Bosnjes dhe Kosovës më të paguarit në rajon, Vuçiq me pagë më të ulët

24.02.2018 15:22

Anëtarët e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi....

Anëtarët e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, krahasuar me pagën mesatare të vendeve të tyre, kanë pagën më të lartë krahasuar me kolegët e tyre në rajon.

Sipas të dhënave të fundit zyrtare të publikuara, pagën më të madhe mujore në rajon e ka Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor. Siç thuhet në formularin e tij të pasurisë, të dorëzuar në Komisionin Zgjedhor, të ardhurat e tij mujore arrijnë në 3,322 euro. Siç raprton portali Al Jazzera, mbi 3,000 euro janë pagat mujore të presidentes kroate Kolinda Grabar-Kitaroviq dhe anëtarëve të Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës. Komisioni për Konflikt Interesimi vendos që Grabar-Kitaroviq ka një pagë neto afër 3,276 euro, ndërsa anëtarët e Presidencës së BeH fitojnë mesatarisht nga 3,091 euro. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bosnjës dhe Hercegovinës thekson se anëtarët e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, Dragan Çoviç dhe Mladen Ivaniç marrin 2.862, 2.874 respektivisht 3.536 euro në muaj.

Sipas të dhënave publike, presidenti i Serbisë ka një pagë trefish më të ulët se ajo presidentëve kroat dhe boshnjakë.

Aleksandar Vuçiq merr 1.083 euro në muaj, që është paga më e vogël presidenciale në rajon.

Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq merr pagë mujore prej 2,443 euro, kurse Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi 2,873 euro.

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov  ka pagë 1,250 euro dhe ai i Shqipërisë Ilir Meta 1,425 euro. Në krahasim me pagën mesatare me paga të larta janë presidenti i Kosovës dhe anëtarët e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës.

Paga e Hashim Thaçit është pothuajse tetë herë më e lartë se paga mesatare, kurse tre anëtarët e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës marrin pagë shtatë herë më të lartë se paga mesatare në atë vend.

Presidentët e Kroacisë, Maqedonisë dhe Sllovenisë marrin paga tre herë më të larta se paga mesatare në vendin e tyre, ndërsa presidenti i Serbisë merr dyfishin e pagës mesatare në Serbi.