Shtëpia e Bardhë një veturë përplaset me rrethopën mbrojtëse

24.02.2018 15:53

Një veturë të cilin po e drejtonte një femër është përplasur me rrethojën mbrojtëse të shtëpisë së Bardhë në Uashington....

Një veturë të cilin po e drejtonte një femër është përplasur me rrethojën mbrojtëse të shtëpisë së Bardhë në Uashington, pas çka menjëher janë ndërmarr të gjitha masat e sigurisë.

Siç njoftojnë shërbimet amerikane të sigurisë, automjeti nuk ka arritur ta kaloj barierën mbrojtëse, ndërsa menjëher pas aksidentit vozitësja është arrestuar. Asnjë pjestar i shërbimit sekret apo polic nuk është lënduar, ka bërë të ditur shërbimi i sigurisë. Incidenti ka ndodhur gjat kohës kur presidenti amerikan Trump po realizonte takim me kolegun e tij australian Tërnbol. Pas incidentit Shtëpia e Bardhë është mbyllur, ndërsa në rrjedhë e sipër janë hetimet për incidentin.