Osmani, bojkoti i oipozitës po pengon reformat; ligji për gjuhët pritet të miratohet së shpejti

24.02.2018 16:52

Mospjesmarrja e opozitës në kuvend po pengon miratimin e ligjeve reformuese që parashihen me planin 3-6-9....

Mospjesmarrja e opozitës në kuvend po pengon miratimin e ligjeve reformuese që parashihen me planin 3-6-9 të qeverisë dekaroi Zëvendëskryetari përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.

Ai sqaroi se Pjesën e parë e planit u mbyll me 90% të masave të realizuara, ndërsa pjesa  6 dhe 9 e cila u grupua në një pako reformash, që përfëshin periudhën nga përfundimi i zgjedhjeve lokale deri te publikimi i Raportit të Komisionit Evropjan, që duhet të përmbyllet deri në prill të këtij viti, ka disa ngecje.

“Aty ku kemi ngecje është si rezultat i mungesës së konsenzusit politik ndërmjet pative politike. Kryesisht sa i takon miratimit të ligjeve që janë pjesë e reformës së Gjyqësorit kërkojnë dy të tretat, ka edhe prej tyre që nuk kërkojnë shumicën e kualifikuar prej dy të tretat e deputetëve, mirpo për shkak të vullnetit tonë që të kemi konsenzus sa u takon këtyre reformave senzistive, ne jemi ende në pritje të krijimit të këtij konsenzusi. Për momentin nuk kemi sukses te ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve mirpo kemi paralejmërime se mund të kemi vullnet të mire sa u takon ligjeve për reformat e shërbimeve të intelegjencës dhe ligjeve të tjera që kërkojnë dy të tretat – u shpreh zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.

Osmani pret që së shpejti të tejkalohet edhe bllokada që VMRO-DPMNE po I bën ligjit për përdorimin e gjuhëve me mbi 35 mijë amandametet e parashtruara.

“Sa i takon ligjit të gjuhëve, Osmani tha se presim që ditëve në vijim ta fusim edhe këtë ligj në kategorinë e gjelbërt ose masave të realizuara” – tha zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.

Osmani sqaron se në negociatat mes partive të bllokut maqedonas nuk ka konsenzus për ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve, ndërsa vërehet vullnet për reformat në shërbimin e intelegjencës. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)