Zaev: Do të ketë rekonstruim të qeverisë, do të rrisim shumicën parlamentare

24.02.2018 16:59

Kryeminsitri Zoran Zaev paralajmëron rekonstruim të kabinetit qeveritarë dhe rritjen e shumicës parlamentare.....

Kryeminsitri Zoran Zaev paralajmëron rekonstruim të kabinetit qeveritarë dhe rritjen e shumicës parlamentare. Rritje a numrit të deputetëve të shumicës parlamentare ka për qëllim stabilizimin e punës së kuvendit tha Zaev i cili shfaqi shpresë se edhe opozita do të kthehet në kuvend.

“Do të ketë rekonstruim sepse do të rritet numri iu deputetëve në grupin parlamentar. Bisedojmë me deputet, medoj se duhet të mundësojmë stabilizim të kuvendit në shum aspekte. Shpresoj se edhe opozita do të kthehet shpejtë në Kuvend, por edhe numri i deputetëve të shumicës parlamentare duhet të jetë më adekuat që të mos ket ndërprerje të seancave” – tha kryeministri i vendir, Zoran Zaev.

Zaev nuk dha detaje nëse shumcicën parlamentare do të rris me kalimin e deputetëve të opozitës maqedonase në taborrin e shumicës, apo me përfshirjen e partive opozitare shqiptare në kabinetin qeveritar.

ZAEV PËR VIZITËN E NESËRME TË JUNKER:PRESIM INKURAJIM PËR DATËN E FILLIMIT TË BISEIMEVE

Ndërsa sa i përket vizitën së Presidentit të Komisonit Everopjan Jean-Clode- Junker  ne Shkup, kryeminsitri Zaev pret inkurajim dhe precizim të qëndrimit se kur vendi do të mund të merr rekomandimin e pakushtëzuar dhe fillimin e bisedimeve.

 “Pres inkurajim që për ne do të thotë saktësim përafërsisht se kur do ta marrim rekomandimin e pakushtëzuar por edhe inkurajim se në qershor mund të marrim datën për fillimin e biseimeve e me atë edhe hapjen e fondeve evropjane për Republikën e Maqedonisë” – u shpreh, Zoran Zaev.

Por kryeminsitri Zaev tha se Evropa do të na jap datën për fillimin e bisedimeve vetëm nëse e meritojmë dhe vendi do të mund të bëhet anëtare e BE-së atëherë kur standardi i qytetarëve tanë do të jetë afërsisht i njetë me standardin e qytetarëve të BE-së. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)