Aksident në autostradën Tetovë-Gostivar, një i vdekur dhe dy të lënduar
Një i vdekur dhe dy të lënduar rëndë është bilanci i aksidentit që ndodhi mesditën e sotme në autostradën Tetovë-Gostivar.....

Një i vdekur dhe dy të lënduar rëndë është bilanci i aksidentit që ndodhi mesditën e sotme në autostradën Tetovë-Gostivar. Ende nuk ka ndonjë informacion zyrtare se si erdhi deri tekë aksidenti,por dyshohet se incidenti ka ndodhur nga shpejtësia e madhe dhe plasja e gomës së veturës. Vetura me të cilën udhëtonin tre studentët ishte e tipit Alfa me tabela të qytetit të Gostivarit.
Për pasojë të plasjes së gomës së veturës ,vetura është përplasur në pjesën anësore, ku ka humbur jetën një student dhe dy të tjerë janë në rrezik për jetë. Ndërkohë vlen të theksohet se këta tre udhëtarët kanë qenë student të Republikës së Turqisë.
Nga Spitlii i Tetovës është konstatua vdekja e njërit nga tre personat që kërkuan ndihmë si pasoj e lëndimeve që kishin marrë nga aksidenti . Ndërsa dy preje tyre me lëndime të rënda u është afruar ndihma e parë dhe të njëjti i kanë transferuar në Shkupë.
“Rreth orës 12.30. ose 13 ka qenë sollën tre pacient ku njëri prej tyre ishte në gjendje shumë të rënd dhe e konstatuam vdekjen këtu sa erdhën. Ndërsa dy prej tyre me lëndime shumë të rënda dhe serioze u detyruam ti dërgojmë në klinikën universitare në Shkup” – tha kirurgu, Roland Alili.
Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë arritur prokurori dhe pjestarë të sektorit të punëve të brendshme. (Visar Sadiki, TVM2)
