Kongresi i Lëvizjes Besa krahu i Tetovës, me 445 vota rizgjidhet Billall Kasami kryetarë
Me 445 vota për dhe dy kundër 481 delegatët e pranishëm të Lëvizjes ‘Besa’...

Me 445 vota për dhe dy kundër 481 delegatët e pranishëm të Lëvizjes ‘Besa’ krahu i Tetovës rizgjodhi Bilall Kasamin për krytarë partie. Për Maqedoninë alternative e vetme mbetet integrimi në NATO dhe BE tha pas zgjedhjes së tij për kryetar Bilall Kasami. Ai shtoi se do të bashkpunojë me opozitën dhe se do të artikulojë interesin e shqiptarëve të Maqedonisë.
“Lëvizja Besa që nga nesër do të vazhdojë të artikulojë zërin e shqiptarëve të Maqedonisë, të jetë zëri i çdo qytetari të Maqedonisë që në Maqedoni një herë e përghithmonë të mos ketë diskriminim në asnjë fare bazë dhe gjithë qytetarët të jenë të barabartë para ligjit të kenë mundësi të barabarta për mirëqenie ekonomike dhe sociale” – tha kryateri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.
Kasami tha se partia e tij do tëveprojë si opozitë duke lënë hapsirë për të vendosur nëse do të jenë pjesë e qeverisë apo jo nëse diçka e tillë ju ofrohet. Ai gjithashtu tha se greupi I deputetëve do të funksionojë si përbashkët derisa vet deputetët nuk deklarohen ndryshe.
“Për momentin jemi pjesë e opozitës, do të vazhdojmë të artikulojmë zërin opozitarë. Nëse do të ketë një ofertë për të qenë pjesë e qeverisë sigurisht që do të ulemi dhe do tëulemi dhe do të bisedojmë. Lëvizja Besa do të funksionojë e tërë ashtu siç ka funksionuar deri më tani derisa ndonjëri nga deputetët nuk deklarohet ndryshe” – u shpreh kryateri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.
Për mosmarrëveshjet me krahun tjetër të Afrim Gashit, Kasami tha se do të merren organet e drejtësisë. Ndryshe në kongres u zgjodhën edhe antarët e kuvendit qëndrorë të partisë ndërsa në mesin e mysafirëve ishin edhe Arben Taravari dhe Agon Ferati si përfaqësues nga Aleanca për Shqiptarët. (Naim Ramadani, TVM2)
