Zaev: Mosshkuarja e Osmanit në Banjallukë, solidaritet me vendet e Ballkanit Perëndimorë

24.02.2018 19:11

Solidariteti i ndërtuar në Ballkanin Perëndimorë mes gjashtë vendeve anëtare që të gjithë të jemi çdoher të ftuar....

Solidariteti i ndërtuar në Ballkanin Perëndimorë mes gjashtë vendeve anëtare që të gjithë të jemi çdoher të ftuar, ka qenë arsyeja e zëvendëskryemisnitrit të jap deklaratë të tillë.

Nuk e dij pse Kosova nuk është ftuar, sipas të gjitha gjasave Bosnja dhe Hercegovina nuk e ka pranuar prandaj nuk e ka ftuar, por e dini se tërë këtë periudhë të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor jemi së bashku, pa marrë parasyshë kush në cilën fazë është në përparimin drejt BE-së ka arritur.

Mali i Zi dhe Serbia shkojnë përpara në pjesën e bisedimeve, ato po bisedojnë kapitull pas kapitulli, Maqedonia dhe Shqipëria e presin datën për bisedime, ndërsa Kosova dhe Mali i Zi janë mbrapa. Me siguri edhe sikur të mos ishte ftuar Mali i zi, kështu me solidaritet duhej të reagonim, sepse nëse ndonjëri nga partnerët e gjashtë vendeve nuk ftohet çfar do të kërkonin pesë të tjerat. Por nuk mund të konfirmojë nëse ishte adekute deklarata e Bujar Osmanit, pasi pa një sqarim të këtillë paraqet porosi të gabuar.

Për ne të gjithë janë partner, tërë rajoni duam të shkoj përpara, e  dimë se po ndërtojmë marrdhënie të mira fqinjësore me të gjithë, prandaj duhet të kemi kujdes me deklaratat për qasjen tonë me fqinjët por edhe brenda vendit.