Mickovski, rritja e moshës për pensionim e pa pranuehsme

24.02.2018 19:28

Rritja e kufirit të moshës për pensionim është masë e papranueshme....

Rritja e kufirit të moshës për pensionim është masë e papranueshme dhe e dëmshme nga e cila do të humbin qytetarët, por do të paraqes edhe ngarkesë për biznesin privat, ka deklaruar kreu i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski.

Kufiri egzistues i moshës për pensionim është në kuadër të mesatares së vendeve evropiane dhe tërësisht i përgjigjet karakteristikave demografike. Jetgjatësia në Maqedoni është rreth 5 vite më e ulët në krahasim me vendet e zhvilluara, prandaj nuk ka asye për rritjen e moshës së pensionit, thekson Mickovski, duke shtuar se kushtet për punë në ekonominë e vendit poashtu janë jo të mira në shumë sektorë.