Kabul, 29 të vdekur në katër sulme
Të paktën 29 persona e humbën jetën në katër sulme në tre provinca të Afganistanit.....

Të paktën 29 persona e humbën jetën në katër sulme në tre provinca të Afganistanit.
Në kryeqytetin Kabul jetën e humbi një person, ndërsa gjashtë janë lënduar gjatë një sulmi vetëvrasës me bombë që ndodhi në mëngjes, kumtoi zëdhënësi i Ministrisë afgane të Punvëe të Brendshme, Naxhib Danish.
Bomba shpërtheu në kuartin diplomatik të kryeqytetit në afërsi të objektit të zbulimit afgan, dhe jo larg Ambasadës amerikane dhe institucioneve të tjera afgane dhe ndërkombëtare. Përgjegjësinë për sulmin e mori grupi terrorist "Shteti islamil" me publikimin në Internet.
Në të njejtën kohë, talebanët kryen sulm ndaj një pike të armatës afgane në rajonin e Bala Buluk në provincën jugperëndimore Farah, ku u vranë 25 ushtarë. Në provincën jugore Helmand, jetën e humbën tre persona, ndërsa 14 u plagosën në dy sulme në qytetin Lashkar Gah dhe në rajonin Nad Ali.
Gjithsej 10 nga të gjithë 14 rajonet e provincës Helmand janë nën kontroll të talebanëve.
