Junker, Mogerini dhe Han për vizitë në Shkup
Në Maqedoni sot për vizitë arrinë Presidenti i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker...

Në Maqedoni sot për vizitë arrinë Presidenti i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, i shoqëruar nga përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme në BE, Federika Mogherini dhe eurokomisari për zgjerim, Johanes Han.
Me vizitën e sotme në Shkup Junker e nis turneun e tij ballkanik në gjasht vendet e ballkanit perëndimor.
Në takimet me zyrtarët shtetëror do të bisedohet për proceset integruese të rajonit, reformat që burojnë nga strategjia për zgjerim si dhe kontestin me emrin e Maqedonisë. I pyetur për pritshmëritë nga vizita e Presidentit të Komisonit Everopjan Jean-Clode- Junker ne Shkup, kryeminsitri Zoran Zaev një dit më parë tha se pret inkurajim dhe precizim të qëndrimit se kur vendi do të mund të merr rekomandimin e pakushtëzuar dhe fillimin e bisedimeve.
