Bitcoin dhe ekonomia globale, ekspertët pesimist për fatin e kriptovalutave
Monedha virtuale Bitcoin ka bërë një bujë të madhe madje me permasa boterore....

Monedha virtuale Bitcoin ka bërë një bujë të madhe madje me permasa boterore. Andaj tema Bitcoin vazhdon të mbetet një ndër temat kryesore të ekonomisë globale edhe pse gjatë muajit të kaluar pati një rënie drastike.
Mondha virtuale tani ka filluar përsëri të rritet por me ritme me të ngadalta. Vlerësimet e ekonomistëve botërorë për fatin e kripto-valutave, ku bën pjesë edhe Bitcoin-i nuk janë optimiste.
Mundësia për të fituar para për një kohë të shpejtë ka shtyrë edhe shumë qytetarë që të interesohen në lidhje me kripto valutat.
Qytetarët e anketuar nga TVM2 ishin të ndarë në mendime, disa prej tyre janë skeptik dhe nuk e shohin të arsyeshme investimin në monedha dixhitale, por ka edhe prej tyre që investimin në Bitcoin e shohin si mundësi të mirë për tu pasuruar.
“Valutë virtuale është ajo dhe askush nuk e ka pasur në dorë deri më tani, si mund të investosh në një gjë të cilën nuk e ken ë dorë dhe nuzk është ajo e kapshme për njeriun. Edhe institucionet relevante unanimisht thonë që nuk është investim mire”
“Shpresoj se nuk keni asgjë kundër nese shprehi një pesimizëm të madh për bitcoinin. Jam një ndër skeptikët më të mëdhenj dhe këtë e them nga përvoja personale. Personalisht nuk planifikoj të investoj. Unë jetoj jashtë vendit dhe preforoj që të ruhen paratë në arkë se sat ë investohen në diqka virtual.”
“Jemi të interesuar, i kemi parë ato uljet – ngritjet. Mund të jetë diçka shumë e mire në të ardhmen pasi gjithçka bëhet me internet.”
“Nuk kam informata për ato”
“Mendoj se në bitcoin duhet të ivnesohet nese ke para më teper edhe pse tek mendoj që ka njeri I cili do të investojë, më tepër jashtë vendin punojnë me valuta digjitale. Nëse një ditë do ta lija këtë shtet ndoshta do të investoj por këtu jo.”
“Kemi njohuri elementare. Mirë është të investohet në valute digjitale duke I pasur parysh se është rritur interesimi. Unë nuk e shoh vetën si një investitor por është mir të investohet”. – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.
Në fillim të 2010, çmimi i një Bitcoin-i ishte 0,003 dollarë, ndërsa sot është 10.000 dollarë. Ekonomistët komentojne se ngritja dhe renia marramendëse, e BITKOIN-it te pakten deri me tani po verteton se akoma bëhet fjalë për treg spekulativ, ku pothuajse është e pamundur të parashikohen pritjet reale. (Ersan Pajaziti, TVM2)
