Moti, rreshje të borës dhe temperatura të ulëta

25.02.2018 13:48

Prej mbrëmë Maqedonia është kapluar nga një mot i ftohtë dhe me rrshje të borës....

Prej mbrëmë Maqedonia është kapluar nga një mot i ftohtë dhe me rrshje të borës.

Rreshjet më intensive janë veçanërisht në pjesët perëndimore dhe jugore të vendit. Rreshjet më të rrëmbyeshme do të jenë sonte gjatë natës, kur pritet të formohet edhe shtresë bore prej rreth 10 cm. Temperaturat do të sillen nga minus 4 deri më 1 gradë celsius.

Siç informojnë meteorologët, reshje më të rrëmbyeshme do të ketë edhe të hënën paradite. Ndërsa  të martën do të ketë reshje të dobëta të borës vetëm në pjesët perëndimore të vendit.

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë informon se nga ora shtatë e mëngjesit është vendosur ndalesë për automjete të rënda transportuese në aksin rrugor Gostivar - Dibër përmes Mavrovës për shkak të reshjeve të borës.Nëpër rrugët e tjera në vend komunikacioni po zhvillohet në rrugë të lagështa por pa vështërsi të theksuara.