OKB, miratohet rezuluta për armëpushim në Siri
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar në mënyrë unanime një rezolutë....

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar në mënyrë unanime një rezolutë, me anë të së cilës kërkohet armëpushim 30-ditor në Siri.
Të 15 anëtarët e këshillit, kanë votuar për të lejuar dërgimin e ndihmave humanitare, pas luftimeve intensive në Ghoutën Lindore.
Marrëveshja për armëpushim ka ditë që synohet të arrihet, mirëpo është përballur me mospajtime. Rusia, aleate e qeverisë siriane ka kërkuar ndryshime. Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley, ka bërë thirrje që armëpushimi të fillojë të zbatohet menjëherë, mirëpo ajo ka thënë se ka dyshime nëse Siria do t’i përmbahet.
Sulmet në Ghoutën Lindore, zonë që gjendet afër Damaskut, kanë nisur nga forcat qeveritare, të cilat kanë thënë se kanë cak rebelët që kontrollojnë enklavën. Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë se 500 persona janë vrarë në Ghoutën Lindore, prej të dieles së kaluar.
Derisa Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka vlerësuar se situata në këtë enklavë është “ferri në Tokë”.
