MPB, padi penale për drejtorin e RTVM-së, Cvetkovski i befasuar nga kalximi penal! Do ta dëshmoj se nuk kam shkelur ligjin

25.02.2018 17:59

Kallëzim penal për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit është dorëzuar kundër drejtorit të Radio-Televizionit të Maqedonisë Marjan Cvetkovski...

Kallëzim penal për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit është dorëzuar kundër drejtorit të Radio-Televizionit të Maqedonisë Marjan Cvetkovski, i cili në vitin 2016 ka firmosur marrëveshje me ndrëmarrjen "Analitika" për matje elektronike të TV auditoriumit me pipëllmetra në territorin e Maqedonisë.

Përveç për drejtorin e RTVM-së, kallëzim penal është dorëzuar edhe për përfaqësuesin e  ndërmarrjes "Analitika" që ka nënshkruar kontratën.

Nga MPB njoftojnë se drejtori Cvetkovski, “Edhe krahas vërejtjeve nga Komisioni për furnizime publike të RTVM-së se duhet të pranohet çmimi i zvogëluar mujor prej 87.637,50 denarë që e ka ofruar "Analitika" në vend të çmimit fillestar mujor për njësi prej 175.000 denarë, megjithatë ka lidhur marrëveshje për furnizim publik të shërbimeve në vlerë të përgjithshme prej 2.100.000 denarë pa TVSH të përllogaritur, gjegjësisht 175.000 denarë në muaj për njësi pa TVSH të përllogaritur edhe pse e kanë ditur se në pajtueshmëri të çmimit të fundit të arritur në ankand duhej të firmosej në vlerë prej 1.051.650 denarë pa TVSH të përllogaritur për 12 muaj ose 87.637,50 denarë çmim mujor për njësi pa TVSH të përllogaritur".

Me këtë dy personave ndaj të cilëve është ngritur kallyimi penal akuzohen se kanë dëmtuar buxhetin e RTVM-së në vlerë të përgjithshme prej 1.237.053 denarë me TVSH të përllogaritur, ndërsa kanë siguruar dobi pronësore të kundërligjshme për "Analitika"-n në vlerë prej 1.048.350 denarësh, njofton MPB.

Ndja këtij njoftimi të MPB-së ka reaguar drejtori i RTVM-së Marian Cvetkovski, i cili thot se ka qenë i besfasur nga informacioni I pasuar mëngjesin e së dieles se ndaj tij është ngritur kalxim penal, duke theksuar se gjithçka në punën e tij është në përputhje me ligjin.

“Me një dozë befasie e mora lajmin e plasuar të dielen në mëngjes se kundër meje është parashtruar kalxim penal dhe menjëjher dëshiroj të theksoj se nuk kam kurrfar faji apo përgjegjësi penale për rastet e theksuara, prandaj qetë dhe i përgaditur, me argumente dhe fakte e pres procedurën në të cilën jam i bindur se do të vërtetohet kjo që e them, e ajo është se gjat mandatit tim në RTVM është punuar dhe do të punohet në përputhje me ligjin”.

Njëjherit Cvetkovski thekson se nuk dëshiron të besoj se ky kallxim penal ka të bëjë me rizgjedhjen e tij drejtor i RTVM-së.

Për marrveshjet e theksuara drejtori i RTVM-së thot se ka procedurë gjyqësore prandaj nuk është bërë pagesa në tërsi. Por edhe përkundër kallximin penal drejtori Cfetkovski thekson se nuk do të demotivohet dhe nuk do të defokusohet nga plani i tij që servisi publik të ngritet në një nivel më të lartë kualitativ në të gjita aspektet, duke e rezervuar rolin e RTVM-së si promotor i vlerave shtetërore, eropjane dhe euroatlantike.