Gjykata e apelit, Çavkov, Mukovski e Vasilev mbeten në paraburgim
Gjykata e Apelit e ka vazhduar paraburgimin për 13 persona të dyshuar...

Gjykata e Apelit e ka vazhduar paraburgimin për 13 persona të dyshuar për dhunën e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvend.
Në mesin e atyre që mbeten në paraburgim janë edhe ish ministri i brendshëm Mitko Çavkov dhe deputetët e VMRO DPMNE-së Kërsto Mukovski dhe Sasho Vasilevski. Ky është vazhdimi i tretë i paraburgimit për 30 ditë, pasi javën e kaluar gjykata e njëjtë refuzoi ankesat e të dyshuarve.
Në mesin e të paraburgosurve ndodhet edhe personi që kishte për detyrë të vriste liderin e atëhershëm të opozitës tani Kryeministër Zoran Zaev.
Këtë e konfirmoi dje vet Zaev, ndërsa javorja Fokus publikoi se ekziston bisedë telefonike, e incizuar disa muaj pas të enjtes së përgjakshme, e cila e zbulon skenarin e përgjakshëm, ndërsa një nga bashkëbiseduesit e qorton tjetrin se përse nuk e ka vrarë Zaevin, siç ka qenë marrëveshja.
