Zaev: Do të gjindet zgjidhje e dinjitetshme për emrin
Maqedonisë dhe Greqisë u duhet zgjidhje për emrin vlerëson kryeminsitri Zoran Zaev....

Maqedonisë dhe Greqisë u duhet zgjidhje për emrin vlerëson kryeminsitri Zoran Zaev i cili besoj se do të gjendet zgjidhje e dinjitetshme për të dyja palët.
“Besoj se me të vërtetë do të gjendet zgjidhje e cila do të jetë e dinjitetshme për të dyja palët dhe nuk do të prekë në identitetin e popullit tonë maqedonas por nuk do të prekë edhe në nevojat e identitetit të pjesës së popullit në greqi që është edhe çështje e bisedimeve. Ne po bisedojmë që nëpërmjet zgjidhjes së emrit të përkufizojmë rajonin e Greqisë veriore që quhet Maqedoni, me Republikën e Maqedonisë” – tha kryeministri, Zoran Zaev.
ZAEV: BISEDOJMË ME PARTI OPOZITARE PËR RRITJEN E SHUMICËS PARLAMENTARE
Zaev poashtu përsëriti se rekonstruimi i qeverisë do të bëhet për shkak të rritjes së numrit të deputetëve të shumicës parlamentare, por nuk dha detaje se cilat parti pritet të jenë pjesë e shumicës së re.
“Do të bisedojmë me parti të cilat do të dëshironin ti përkrahin proceset e filluara në shtet, me një tendencë në rritje pasi po vjen pranvera e pranvera është shum e rëndësishme për shkak të aktiviteteve operative në teren, realizimin e proekteve kapitale, por edhe aspektet politike siç janë integrimet në BE dhe NATO” – u shpreh kryeministri, Zoran Zaev.
Poashtu kryeminsitri Zaev theksoi se është shum e rëndësishme që vendimet e rëndësishme të sillen edhe në prani të opozitës në Kuvend. (Naim Ramadani, TVM2)
