Çeki, ndalohet lideri i kurdëve sirian muslim
Lideri i kurdëve në Siri, Salih Muslim, është ndaluar nga autoritetet çeke...

Lideri i kurdëve në Siri, Salih Muslim, është ndaluar nga autoritetet çeke, pas një urdhër-kërkimi të Turqisë.
Mediat turke kanë njoftuar se Muslim, ish-bashkudhëheqës i Partisë së Unionit Demokratik, është ndaluar në Pragë më 24 shkurt. Ende nuk ka pasur komente nga autoritetet çeke për ndalimin e qytetarit sirian, Muslim.
Koalicioni TEV-DEM, të cilit i përket Muslim, ka dënuar arrestimin e tij duke e cilësuar, “akt joligjor”.
Partia e Unionit Demokratik, të cilin Turqia e konsideron “grup terrorist”, është forca kryesore politike e kurdëve në veri të Sirisë. Muslim është larguar vitin e kaluar nga pozita udhëheqëse e partisë, mirëpo vazhdon të ketë ndikim.
Ankaraja është duke bërë kërkesën për ekstradimin e tij, ndërkohë që gjykata çeke do të vendosë nëse do ta trasferojë atë tek autoritetet turke.
