Allagjozovski dhe Shilegov, akuadukti atraksion turistik i Shkupit

25.02.2018 19:08

Akuadukti i Shkupit do të restaurohet dhe do të ketë më shumë përmbajtje shoqëruese rekreative dhe kulturore...

Akuadukti i Shkupit do të restaurohet dhe do të ketë më shumë përmbajtje shoqëruese rekreative dhe kulturore. Të parët për konservim do të jenë pjesët më të rrezikuara nga Akuadukti, ndërsa restaurimi i mëtejmë do të zhvillohet në disa faza, deklaroi ministri i Kulturës Robert Allagjozovski, i cili I shoqëruar nga kryeministri Zoran Zaev, kryetari i Qytetit të Shkupit Shilegov si dhe kryetari i komunës së Butelit e vizituan këtë lokalitet në afërsi të Shkupit.

"Pas anashkalimit shumëvjeçar institucional, në vitin 2018 ndamë 1.100.000 denarë për përpilim të Projektit për konservim dhe restaurim të Akuaduktit të Shkupit. Për këtë monument tonë unik, jemi të gatshëm të investojmë edhe më shumë që ta pengojnë shkatërrimin e tij dhe ta ringjallim këtë pjesë të shkëlqyeshme të qytetit" – tha ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski.

Kryetari i Shkupit Petre Shilegov paralajmëroi se Qyteti do të sigurojë infrastrukturë adekuate në zonat kontaktuese me Akuaduktin dhe ndërtim  të skenës verore me 600 deri në 1000 ulëse.

“Kjo skenë do të ndërtohet jashtë hapirës mbrojtëse dhe do të realizohet në një mënyrë që nuk do t’i pengojë pamjes së Akuaduktit. Me pastrimin e kësaj hapësire planifikohet rregullimi i gjëlbërimit, paisje urbane, tabela informative dhe gjithçka që është e nevojshme që ky lokalitet të jetë i depërtueshëm dhe tërheqës për turistët dhe vet shkupjanët” – u shpreh Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov.

Njëherit Ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski bëri të ditur se pjesa më e madhe e proekteve të kontestuara nga projektet e ndara nga kjo minsitri janë tërhequr.Ai njëherit sqaroi se bëhet fjalë për një konkurs me pesë mijë konkurent dhe 2500 proekte të pranuara, derisa proektet e kontestuara nuk tejkalojnë as një përqind të mjeteve financiare, apo reth 20 proekte, zbulimi i të cilëve u mundësua siç tha ai falë transparences së minsitrisë e cila e publikoi listën. (Naim Ramadani, TVM2)