Tetovë, Afrim Gashi takoi Mendu Thaçin
25.02.2018 19:27
Kryetari i Lëvizjes BESA-krahu i Shkupit, Afrim Gashi...

Kryetari i Lëvizjes BESA-krahu i Shkupit, Afrim Gashi pas zgjedhjes në postin e kryetarit në vazhdën e takimeve me liderët e partive politike ka takuar kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi.
Takimi u realizua në selinë e PDSH-së në Tetovë, ndërsa pas takimit nuk janë dhënë deklarata, por Gashi pas zgjedhjes në postin e kryetarit ka deklaruar se do të takoj të gjith liderët e partive politike shqiptare. Ditë më parë, Gashi u takua me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.
