Shoqata “Surditas Plus”, FSSH të sigurojë më shumë implantet “Koklear”

25.02.2018 19:39

Shumë fëmijë në Maqedoni kanë problem me ndëgjimin, shumica e qytetarëve nuk janë të informuar....

Shumë fëmijë në Maqedoni kanë problem me ndëgjimin, shumica  e qytetarëve nuk janë të informuar për implantin Koklear e cila është një pajisje e kompjuterizuar që mund të rivendosë dëgjimin për personat me humbje të rënda të dëgjimit.

Kjo është e vetmja teknologji mjekësore në gjendje për të rivendosur një nga pesë shqisat e trupit – shqisën e të dëgjuarit.

Prindërit e fëmijëve me implant Koklear, antarë të Shoqatës “Surditas Plus”, në ditën ndërkompbetarë të fëmijëve me humbje të rënda të dëgjimit, prezentuan këtë lloj aparati i cili vendoset me ndërhyrje kirurgjikale.                                                                            

“Këto janë fëmijë me ndëgjim të kufizuar, te cilët janë me aparate të cilat I quajnë “Koklear Implant”, këto aparate përbëhën në dy pjesë, aparati I jashtëm dhe kokleari I brendshëm, I cili përbëhet prej 24 elektrodave nëpërmes elektrodave atyre ju mundësohet ndëgjimi” – tha Kryetar I Shoqatës “Surditas Plus”, Imer Idrizi.                                                                                           

“Deri tani në vendin tonë, janë kryer 46 implantime kokleare I pari është realizuar përpara 12 viteve, ky process edhe më tej vazhdon. Ky revulucion të cilin mund ta quaj filloi me mjekët Ilia Filipce dhe vazhdoi me Marina Davqeva Qakar, ndërsa tani kemi hyre në fazën e evoluimit duke bashkëpunuar të gjitha ekipet e punës me repartet përgjegjëse” – u shpreh Drejtor i Klinikes Universitare për Hundë, fyt dhe veshë,  Jane Netkovski.                                                                                                   

Prindërit rrëfejnë vështirësitë para implantit koklearë dhe rikëthimin në normalitet pas kësaj ndëryrje. Implanti koklear kushton rreth 25 mijë euro, shumica e pridërve nuk kanë mundësi ta paguajnë ndërsa lista e kandidatëve të cilët presin rradhën në Fondin për Sigurim Shëndetësorë, është shumë e gjatë.   

“Deri sa nuk ka qenë I implantuar është shumë e vështirë, nuk dëgjojnë deri në atë pikë që të mund ta ndëgjojnë zërin tonë por pas operacionit dhe tretmaneve që I kryen në logoped, ushtrimeve që I kryen tani nuk dallohen prej fëmijëve të tjerë” – tha Florinda Shapka Mjaku (prind).                                                                             

“Në Maqedoni implantet kokleare I siguron pra I paguan Fondi për Sigurim Shëndetësorë. Me gjithë atë numri I implanteve kokleare që miratohet për të marr pa pagesë është shumë I vogël, ndërsa nevojat janë shumë të mëdha. Qëllimi I shoqatës tonë është që të miratohet një numër me I madh për implant koklear” – deklaroi Biljana Jançevska (prind).

Në mbarë botën ka më shumë se 400.000 fëmijë dhe të rritur të cilët përfitojnë nga dëgjimi i implantuar. (Farije Dauti – Bbakiu, TVM2)