XHAFERRI NË GJERMANI

Xhaferri për vizitë pune në Gjermani

17.07.2014 12:08

Zëvendës kryeministri i Republikës së Maqedonisë, i ngarkuar për Marrëveshjen e Ohrit, Musa Xhaferri sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Gjermani…….

Zëvendës kryeministri i Republikës së Maqedonisë, i ngarkuar për Marrëveshjen e Ohrit, Musa Xhaferri sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Gjermani.

Gjatë kësaj vizite Xhaferri në Berlin do të realizojë takime me këshilltarin për politikë të jashtme dhe siguri të kancelares gjermane Angela Merkel, Kristof Heusgen, si dhe me sekretarin shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Qeverisë gjermane, Markus Ederer.

Në qendër të vëmendjes së këtyre takimeve pritet të jenë zhvillimet politike në vend dhe rajon, implementimi i Marrëveshjes së Ohrit, si dhe rruga euroatlantike e Republikës së Maqedonisë.

Gjatë kësaj vizite, Xhaferri do të realizojë takim edhe me kryetarin e Institutit “Konrad Adenauer“, Hans-Gert Petering.