Zaev, me opozitën nuk po bisedohet për amnesti
Kryeminsitri Zoran Zaev edhe sod ka përsëritur paralajmërimin për rekonstruimin e qeverisë në pranverë.....

Kryeminsitri Zoran Zaev edhe sod ka përsëritur paralajmërimin për rekonstruimin e qeverisë në pranverë për shkak të rritjes së numrit të deputetëve të shumicës parlamentare, por nuk dha detaje se cilat parti pritet të jenë pjesë e shumicës së re.
Do të bisedojmë me parti të cilat do të dëshironin ti përkrahin proceset e filluara në shtet, me një tendencë në rritje pasi po vjen pranvera e pranvera është shum e rëndësishme për shkak të aktiviteteve operative në teren, realizimin e proekteve kapitale, por edhe aspektet politike siç janë integrimet në BE dhe NATO, tha Zaev i cili theksoi se është shum e rëndësishme që vendimet e rëndësishme të sillen edhe në prani të opozitës në Kuvend, por ai përjahstoi mundësinë për marrveshje me VMRO-DPMNE-në që të amnestohen sulmuesit e 27 prillit në Kuvend. Zaev tha se grupet e punës janë formuar për përgaditjen e ligjeve për të cilat nevoiten dy të tretat e votave por edhe për ligje për të cilat nevoitet shumicë e thjeshtë.
