Britani e Madhe, katër të vdekur nga shpërthimi në Leicester
Katër persona humbën jetën në Leicester të Britanisë së Madhe nga shpërthimi i fuqishëm që shkatërroi një minimarket...

Katër persona humbën jetën në Leicester të Britanisë së Madhe nga shpërthimi i fuqishëm që shkatërroi një minimarket, duke shkaktuar një zjarr të fuqishëm që preku edhe apartamentet sipër tij.
Katër janë të shtruarit në spital me plagë e djegie të ndryshme. Një prej tyre është në gjendje të rëndë.
Shpërthimi thuajse e shkatërroi tërësisht godinën dykatëshe. Dyqani ishte një market polak, por autoritetet kanë hedhur poshtë për momentin mundësinë e një akti terrorist.
Pas shpërthimit, disa ndërtesa rreth e rrotull mbetën pa energji elektrike, por ajo u rikthye shpejt. Zyrtarët në vendngjarje këmbëngulin se është ende shpejt për të dalë në përfundime lidhur me shkakun e incidentit.
