Maqedoni
Një zjarrfikës është lënduar gjatë shuarjes së zjarrit në Shkup
26.02.2018 11:18
Një zjarrfikës nga Brigada e Zjarrfikësve Shkup në mëngjesin e sotëm është lënduar gjatë shuarjes së zjarrit...

Një zjarrfikës nga Brigada e Zjarrfikësve Shkup në mëngjesin e sotëm është lënduar gjatë shuarjes së zjarrit në një ndërtesë banimi në rrugën "Hristian Todorovski Karposh" në Shkup.
Zjarrfikësi B.M., informojnë nga MPB, është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit "Shën Naumi i Ohrit", prej ku orën 03:55 e kanë informuar Njësiti për Informacione dhe Komandë Shkup.
Zjarri është shuar. Po ndërmerren masa për konfirmimin e arsyeve për shkaktimin të zjarrit.
