Maqedoni
Për shkak të borës në Shkup, janë shkurtuar ose janë ndërprerë më shumë linja të autobusëve
26.02.2018 11:30
Për shkak të borës në Shkup më shumë linja të autobusаve urban dhe ndërurban janë shkurtuar...

Nuk qarkullon autobusi deri në Nerez (Makedonsko sello) dhe linjat ndërurbane 64, 80, 80a dhe 180.
Siç deklaroi NPQ "Shkup", autobusi me numër 3 në vend që deri në "Panoramë" qarkullon deri në Qendrën klinike, ndërsa 16 në vend që deri në Përzhinë qarkullon deri te kisha "Shën e Premtja". Autobusi me numër 24 qarkullon vetëm deri në Kisella Vodë.
Nga linjat periferike, autobusët me numër 58, 58a dhe 586 në vend deri në fshatrat në komunën e Sopishtes qarkullojnë deri në Kisella Vodë.
Autobusi me numër 164 qarkullon deri në Orman, 160 deri në Shishovë, 81 deri në Çuçer, 74 deri në Draçevë, ndërsa 73 deri në fabrikën Usje. Autobusët me numër 11 dhe 11a në vend se deri në Rashqe dhe Svillare të sipërme qarkullojnë deri te rampa para fshatit, autobusi me numër 32 qarkullon deri në Saraj, 47 deri në Radishan, ndërsa 47 deri në Rrugën e Lubotenit.
Autobusët me numër 51 dhe 51a qarkullojnë deri në udhëkryqin para fshatit Studeniçan, 53 shkon vetëm deri në fshatin Katllanovë, 55 qarkullon deri në urën para Haraçinës, ndërsa 55a në vend se deri në Bërnjarc deri te udhëkryqi.
Autobusi me numër 61 në vend se deri në fshatin Pobozhje qarkullon deri te Kamenollomi, 63a shkon deri në Bunarxhik, 64a deri në Orman, ndërsa 65 dhe 65b deri në Creshovë. Autobusi me numër 65a ne vend se deri në Straçinc qarkullon deri te varrezat, 68 deri në Rzhaniqinë, ndërsa 70 në vend se di në Batincë, qarkullon deri te rruga kryesore te ura e dytë.
Nga NPQ "Shkupi" informojnë se kontaktojnë me Shërbimet dimërore të qytetit të Shkupit dhe në varësi të kushteve të motit pritet një pjesë madhe e këtyre linjave të qarkullojnë normalisht./mia
