Ministria e Ekonomisë i lëshon licencat e reja për ushtrimin e veprimtarisë hotelierike
Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri, sot do të mbajë konferencë për shtyp, në të cilën do të informojë për krijimin e procedurave të reja, të përcaktuara në Rregulloret për lëshimin e licencave që janë nën juridiksionin e Ministrisë së Ekonomisë……

Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri, sot do të mbajë konferencë për shtyp, në të cilën do të informojë për krijimin e procedurave të reja, të përcaktuara në Rregulloret për lëshimin e licencave që janë nën juridiksionin e Ministrisë së Ekonomisë, dhe atë të licencave për ushtrimin e veprimtarisë hotelierike, dhe licencave për shitjen e pijeve alkoolike, me afate të shkurtuara, përmes të cilave arrihet shkurtimi i dyfishtë, përkatësisht trefishtë i kohës për ndarjen e licencave.
Konferenca për shtyp do të mbahet në ora 12:00 në ambientet e Ministrisë (Pres-qendra, kati I-rë).
