Maqedoni

Bora e ka rritur nivelin e lumenjve

26.02.2018 12:11

Dyfish është rritur niveli i Vardarit në Jegunovc dhe në Zajçev Rid në raport të mesatares në shkurt...

Të dhënat e Drejtorisë së Punëve Hidrometeorologjike  tregojnë se Vardari ka nivel më të lartë të ujit edhe në Veles edhe në Demir Kapi, ndërsa janë rritur edhe nivelet e ujërave në Pçinja, Banjën e Katllanovës dhe Makedonski Brod.
 
Janë zvogëluar nivelet e ujërave të Krivarekës në Kriva Pallankë dhe të Cërnarekës në Novac, derisa në suaza të mesatares së shkurtit është niveli i Bregallnicës në Berovë.
 
Nivelet e ujërave të Liqenit të Ohrit, Prespës dhe Dojranit janë në suaza të mesatares./mia