Maqedoni

Fshatrat e Kërçovës 12 orë pa energji elektrike

26.02.2018 12:28

Stuhia e dëborës që goditi rajonin e Kërçovës shkaktoi një defekt në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike

Stuhia e dëborës që goditi rajonin e Kërçovës shkaktoi një defekt në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, prandaj shumica e fshatrave përreth kanë qenë pa energji elektrike për 12 orë. EVN thonë se po punojnë për të eliminuar defektin.
 
Banorët e këtyre fshatrave gjithashtu përballen edhe me problemin me furnizimin me ujë të pijshëm, sepse për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, pompat e ujit nuk funksionojnë dhe rezervuarët janë bosh dhe nuk mund të rimbushet.
 
Për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike edhe shkollat në mjediset e fshatrave të cilat ngrohen me naftë sot nuk punojnë. 
 
Trashësia e dëborës në qytet momentalisht  arrin 15 centimetra, ndërsa mjediset rurale është dyfish më e madhe. Bora edhe në këto momente vazhdon të bjerë me intensitet të ndryshueshëm. 
 
Pas  motit me dëborë që i përfshiu rajonin e Kërçovës qarkullimi zhvillohet me vështirësi edhe në kushte dimërore./mia