Botë

Gjykata irakiane dënon me vdekje 15 gra turke

26.02.2018 13:06

Një gjykatë në Irak ka dënuar me vdekje 15 gra turke, pasi i ka cilësuar të fajshme për anëtarësimin e tyre në grupin militant, “Shteti Islamik”...

Gjykata i ka marrë këto vendime “pasi ka vërtetuar se gratë janë pjesë e grupit terrorist ose janë martuar me qëllim që të ofrojnë informata logjistike për grupin apo t’iu ndihmojnë në kryerjen e sulmeve terroriste”.

Iraku ka ndaluar 560 gra dhe 600 fëmijë, të identifikuar si militantë apo të afërm të luftëtarëve të ISIS-it.

Në muajin janar, një gjykatë ka ndëshkuar me vdekje një grua gjermane për akuzat se ka ofruar informacion për militantët e ISIS-it, ndërsa një tjetër grua është dënuar po ashtu me vdekje në muajin shkurt. Organizata “Human Rights Watch” e ka e cilësuar vendimin “të padrejtë”.

Qeveria irakiane ka shpallur fitore kundër militantëve të ISIS-it në muajin dhjetor, pasi ka larguar grupin nga zonat kryesore të cilat i ka kontrolluar nga viti 2014.