Botë
Në Moskë minus 20 gradë, në Romë bie borë - shkollat nuk punojnë
26.02.2018 13:25
Në Moskë nga mbrëmë temperatura ra nën 20 gradë, që është nata më e ftohtë në këtë dimër...

Në Moskë nga mbrëmë temperatura ra nën 20 gradë, që është nata më e ftohtë në këtë dimër, raportoi shërbimi meteorologjik i Rusisë.
Sipas meteorologëve të Rusisë, temperaturat e ulëta në vend do të vazhdojnë dhe në fillim të muajit të ardhshëm.
Edhe pse Roma për shkak të klimës mesdhetare kryesisht ka dimër mesatar, këto ditë si rezultat i valës së arktikut e cila kaloi nëpër Evropë, kryeqyteti italian është përfshirë nga reshjet e borës dhe temperatura të ulëta.
Kryetarja e komunës së Romës, Virxhinija Raxhi mbrëmë ka marrë vendim që sot të gjitha shkollat shtetërore të mbyllen. Këtë vendim e kanë pranuar dhe shume institucione private arsimore.
Shkollat janë mbyllur dhe në pjesën veriore të Italisë, ndërsa në shumë pjesë të vendit komunikacioni zhvillohet me vështirësi./mia
