Botë

Guteresh: Guta nuk mund të presë, jepini fund këtij ferri në Tokë

26.02.2018 13:50

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guteresh sot ka apeluar deri te të gjitha palët...

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guteresh sot ka apeluar deri te të gjitha palët e përziera në luftën në Siri të shpallin armëpushim 30-të ditësh në tërë vendin  në pajtim me rezolutën e miratuar.
 
"Guta Lindore nuk mund të presë, ka ardhur koha që të ndërpritet ky ferr në Tokë", thekson Guteresh në fillim të seancës së Këshillit të KB-së për të drejtat e njeriut në Gjenevë.
 
Ai shtoi se Agjencitë e KB-së janë të gatshme të dorëzojnë ndihmë dhe t'i evakuojnë të lënduarit në Gutën Lindore, periferi e Damaskut, që është nën kontroll të kryengritësve, ndërsa në të cilën 400.000 njerëz jetojnë të rrethuar.
 
Shefi i Agjencisë së KB-së për të drejtat e njeriut Zeid Raas al Husein  deklaroi se edhe sot kanë vazhduar sulmet ndaj Gutës Lindore.
 
Këshilli i Sigurisë së KB-së të shtunën unanimisht e miratoi Rezolutën 2401 me të cilën kërkohet armëpushim 30-të ditësh përreth Sirisë që të mundësohet qasja deri te  ndihma humanitare dhe evakuimi mjekësor.
 
Rezoluta është miratuar prej se forcat proqeveritare siriane shtatë ditë me radhë i bombarduan periferitë lindore të Damaskut të cilat janë  nën rrethim në një nga ofensivat  më të ashpra në luftën siriane./mia