Botë

Nigeri, ushtria nis kërkimet për 110 nxënëset e rrëmbyera

26.02.2018 14:29

Nigeria ka angazhuar ushtrinë dhe avionët për të kërkuar 110 vajza shkolle, që besohet se janë rrëmbyer nga militantët e “Boko Haram”...

Nigeria ka angazhuar ushtrinë dhe avionët për të kërkuar 110 vajza shkolle, që besohet se janë rrëmbyer nga militantët e “Boko Haram”, kur xhihadistët sulmuan shkollën e tyre javën e shkuar.

Nuk është hera e parë që xhihadistët rrëmbejnë vajzat në shkollat e Nigerisë. Një ngjarje e njëjtë ndodhi edhe në vitin 2014, kur “Boko Haram” rrëmbeu 300 vajza shkolle dhe mbi 100 prej tyre rezultojnë ende të zhdukura.

Familjarët e 110 vajzave të rrëmbyera më 19 shkurt fajësojnë ushtrinë që u largua nga postblloqet e qytetit edhe pse zona konsiderohet si e rrezikshmërisë së lartë.

Deri vonë, autoritetet mohuan rrëmbimin e vajzave të shkollës dhe thanë se ato gjenden të fshehura. Por, më pas, u detyruan të pranonin rrëmbimin dhe tani kanë shtuar përpjekjet për gjetjen e tyre.