Botë

Shqipëri, shumë zona në veri të bllokuara nga bora

26.02.2018 14:43

Reshjet e borës po shkaktojnë probleme edhe në Shqipëri...

Shumë akse rrugore janë të ngrira për shkak të moshedhjes në kohë të kripës në rrugë. Probleme ka në Rrugën e Kombit, ku mëngjesin e sotëm udhëtarët u ankuan se rruga është tërësisht e papastruar, sidomos në të dy krahët e tunelit të Kalimashit.

Rrugët Peshkopi - Qafa e Buallit dhe Peshkopi - Kukës janë të kalueshme me zinxhirë, por shumica e njësive administrative janë të bllokuara.

Në Zall Dardhë mungon energjia elektrike. Të gjitha rrugët nacionale në juglindje të Shqipërisë janë të kalueshme vetëm me zinxhirë.

Në Qafë Thanë trashësia e borës arriti në 30 cm. Në Voskopojë ka rënë mbi 40 cm borë. Në Dardhë janë regjistruar 70 cm.

Zonat e thella malore të Korçës, Devollit, Kolonjës, Pogradecit kanë mbetur të izoluara si pasojë e sasisë së konsiderueshme të borës,që vijon ende të bjerë.