40 cm borë në Dibër, apelohet për kujdes në rrugët malore
Përkeqësimi i kushteve atmosferike dhe reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme në shumë fshatra të komunës së Dibrës....

Përkeqësimi i kushteve atmosferike dhe reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme në shumë fshatra të komunës së Dibrës dhe asaj të Qendrës së Zhupës, ku në disa rrugë nëpër fshatra qarkullohet vetëm me zinxhir.
Trashësia e dëborës në qytetin e Dibrës dhe në fshatra arrin prej në 30 deri në 40 centimetra. Drejtuesi i Ndërmarrjes “Rrugët e Maqedonisë”, Dear Limanovski, na njoftoi se akset rrugore për Mavrovë e Strugë janë të kalueshme, ata vazhdimisht janë duke hedhur skorje dhe duke e pastruar dëborën.
Deari i informon vozitësit për kalimin e vështirësuar, ndaj apelon për vozitje të kujdesshme dhe me pajisje dimërore. (Atli Dema, TVM2)
