Ekonomi
Zhvillimi i barabartë rajonal, 5.4 mln franga për zvogëlim të pabarazive
26.02.2018 16:29
Zhvillimi rajonal i qëndrueshëm, i barabartë dhe gjithëpërfshirës, është prioritet i qeverisë....

Qeveria zvicerane ka vënë në dispozicion 5.4 milion franga deri në fund të vitit 2020, të cilat do të implementohen në shumë komponente në kuadër të projektit mes dy qeverive, koordinuese e së cilës është Ministria e Vetëqeverisjes Lokale. Pikërisht për koordinimin e komponentëve kjo ministri do të menaxhojë me një shumë prej 3.8 milion frangash. Projekti bashkëfinancohet edhe nga Ministria e Pushtetit Vendor dhe zyra e zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike.
“Ambasada zvicerane ka mbështetur politikat për zhvillimin dhe zbatimin e politikave zhvillimore në Republikën e Maqedonisë që nga viti 2012, duke u fokusuar në reduktimin e pabarazive rajonale përmes forcimit të qeverisë rajonale dhe koordinimit më të mirë të politikave”,- tha ambasadorja e ZVICRËS në RM, Sibil Zuter Tehada.
“Si segment veçanërisht I rëndësishëm I projektit do të theksoj mbështetjen me mbi 2.5 milionë franga zvicerane për përgatitjen e projekteve në disa fusha të rëndësishme, si nxitja dhe zhvillimi i turizmit, mjediset hapësinore, infrastruktura e biznesit dhe përfshirja sociale. Fjala është për projekte të infrastrukturës, si dhe përgatitjen e dokumentacionit teknik për projekte të mëdha rajonale të cilat mund të aplikohen në fonde të tjera”,- u shpreh ministri i Pushtetit Lokal, Suhejl Fazliu.
Fazliu po ashtu theksoi se për ministrin e Vetëqeverisjes Lokale është me rëndësi edhe vlerësimi përfundimtar i strategjisë aktuale për zhvillim rajonale, po ashtu edhe përgatitja e dokumentit strategjik për vitin 2029.
GYLTENE SINANI
