Samiti investues për Ballkanin Perëndimor, Zaevi: Bashkëpunimi rajonal, i rëndësishëm
Kryeministri, Zoran Zaev, në Samitin investues për Ballkanin Perëndimor në Londër....

Kryeministri, Zoran Zaev, në Samitin investues për Ballkanin Perëndimor në Londër në organizim të Bankës Europiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim kërkoi bashkëpunim më të madh dhe më të thjeshtë të doganave edhe në kontrollet kufitare në rajon.
“Tërheqja e investimeve të huaja duhet të shkojë paralelisht me inkurajimin për ndryshime politike si kritere për integrimet europiane, si aspiratë primare të vendeve nga rajoni dhe nga Republika e Maqedonisë”,- potencoi Zaevi.
Lidhur me sfidat më të rëndësishme që rajoni i ka para vetes, Zaevi potencoi çrrënjosjen e korrupsionit, zhvillimin e infrastrukturës, si dhe gazifikimin, që janë njëkohësisht edhe prioritetet e BERZh-it dhe me instrumentet e tjera të BE-së.
Zaevi theksoi se përpjekjet e Qeverisë janë të fokusuara të sigurojnë ambient stabil ekonomik dhe të jenë partner i besueshëm i biznesit. Për këtë qëllim janë promovuar Plani për zhvillim ekonomik si dhe Ligji për mbështetje të investimeve. Zaevin në Londër e shoqërojnë edhe zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, dhe ministri i financave, Dragan Tevdovski.
