Sheqerinska: Zgjidhje për emrin tani, jo pas dhjetë vitesh

26.02.2018 18:56

Zëvendëskryeministrja, Radmilla Sheqerisnka, vlerëson se çështja e emrit....

Zëvendëskryeministrja, Radmilla Sheqerisnka, vlerëson se çështja e emrit mes dy vendeve duhet të zgjidhet tani, e jo pas dhjetë viteve të ardhshme. Ajo thotë se detyrimet që duhet të përmbushen nga të dyja shtetet janë të barabarta.

“Që Maqedonia ta marrë ftesën për në NATO në muajin korrik, është e domosdoshme që të zgjidhet edhe një çështje tjetër që nuk varet vetëm nga ne, e kjo është kontesti që Greqia e ka me emrin tonë kushtetues. Rreth kësaj çështje, një pjesë do të varet nga ne, ndërsa tjetra do të jetë jashtë vullnetit tonë. Nëse tani nuk ka vullnet për zgjidhje, atëherë nuk do të ketë asnjëherë. Megjithatë, mendoj që shumë është e rëndësishme që Maqedonia shumë qartë të japë sinjal se ne jemi të gatshëm, se ne punojmë dhe se ne jemi të interesuar për zgjidhje, por zgjidhje tani e jo pas 10 vitesh”,- deklaroi zëvendëskryeministrja, Radmilla Sheqerinska.