Mickovski takon eurodeputetët
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski, realizoi takim me eurodeputetët, Ivo Vajgëll, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn....

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski, realizoi takim me eurodeputetët, Ivo Vajgëll, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn.
Në takim, siç theksohet në kumtesë, u bisedua për gjendjet aktuale, për stagnimin me integrimet evropiane dhe sfidat e shtetit në planin shoqëror dhe politik. "Angazhimet për integrim të qeverisë janë vetëm deklarative, por jo edhe thelbësore dhe mbeten vetëm në letër", ka thënë Mickovski. Kryetari i VMRO-DPMNE-së i ka njoftuar eurodeputetët me rastet e terrorit politik të kryer nga pushteti, duke theksuar se ajo e vështirëson ambientin e përgjithshëm të funksionimit të shtetit dhe e bën të pamundur dialogun aktiv politik. Mickovski shprehi falënderim për angazhimin e tre eurodeputetëve për zhbllokim të procesit të eurointegrimeve që paraqet angazhim strategjik të partisë,” - thuhet në fund të kumtesës së VMRO- DPMNE-së.
