Maqedoni
Bora arrin një metër në vendbanimet në Maqedoni
27.02.2018 09:29
Borë më shumë ka rënë në Mavrovë, 78 centimetras, në Lazaropole 51 cm, Dibër dhe Tetovë 20, Shkup 15, Ohër 5cm dhe më së paku në Prilep 3 cm.

Temperaturat në të gjithë vendin kanë qenë nën zero. Temperaturë më e ulët është regjistruar në Mavrovë, -11 gradë celsius. Komunikacioni në rrugët në vend po zhvillohet me vështirësi dhe në kushte dimërore, në rrugë të lagështa me mbetje nga bora, kumtoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.
Ndalesa për mjetet e rënda transportuese mëngjesin e sotëm prej orës 07:15 është vendosur në rrugën Dibër – Strugë, ndërsa ende janë në fuqi ndalesat edhe në rrugët Mavrovë – Dibër, Gostivar – Kërçovë nëpërmjet Strazhës, Strugë – pika kufitare Qafëthanë dhe në qafat malore Bukovë, Gjavotë dhe Presekë.
LAMM rekomandon kujdes gjatë drejtimit të automjetit, shpejtësi të përshtatur për lëvizje dhe respektim të sinjalizimit të vendosur. Në gryka është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla të dheut, posaçërisht akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar - Strazhë, Mavrovë – Dibër - Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.
