Maqedoni

Më ftohtë në Mavrovë -10, ndërsa në Shkup minus tetë

27.02.2018 09:11

Më ftohtë është në Mavrovë me minus 10 gradë, ndërsa në Shkup janë matur minus tetë...

Temperatura negative ka në tërë Maqedoninë si dhe shtresë dëbore. 
 
Më tepër dëborë ka në Mavrovë 90 centimetra, në Krushevë trashësia e dëborës arrin 50 centimetra, Tetovë 28, Ohër 26, ndërsa 20 centimetra në Shkup, Manastir dhe Gjevgjeli. 
 
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë me reshje të përkohshme të dëborës me intensitet të dobët deri në mesatare, posaçërisht në pjesët perëndimore dhe lindore të vendit. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare jugore, e cila në Pellagoni në disa momente do të përforcohet. 
 
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus nëntë deri në minus dy, ndërsa ajo e ditës prej -3 deri në 3 gradë Celsius.
 
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të përkohshme të dëborës herët paradite, si dhe në orët e mbrëmjes. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura do të jetë në interval prej minus gjashtë deri në një gradë.
 
Deri të enjten moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë me reshje të përkohshme të dëborës me intensitet të dobët deri në mesatare, kryesisht në pjesët perëndimore dhe lindore. Temperaturat do të jenë jashtëzakonisht nën mesataren për këtë periudhë të vitit, ndërsa më ftohtë do të jetë të enjten kur temperaturat e mëngjesit në disa vende do të zbresë nën -10 gradë. Të premten do të ketë reshje të shiut dhe të dëborës, ndërsa ngrohje të konsiderueshme me reshje lokale të shiut do të ketë gjatë uikendit./mia