Maqedoni

Zjarr në një banesë në Çair, nuk ka të lënduar

27.02.2018 10:24

Zjarr mbrëmë la shpërthyer në një banesë në rrugën "Pavle Iliq" në Çair të Shkupit...

Zjarr mbrëmë la shpërthyer në një banesë në rrugën "Pavle Iliq" në Çair të Shkupit, në pronësi të gjashtëdhjetëvjeçarit B.R. Në zjarrin nuk ka të lënduar.
 
Ministria e Punëve të Brendshme informoi se zjarri është denoncuar në orën 20:40 në Njësitin për Informacione dhe Komandë. Brigada Zjarrfikëse ka intervenuar dhe zjarri është shuar në orën 21:30.
 
Po ndërmerren masa për konfirmimin e shkaqeve për zjarrin./mia