Maqedoni
Një këmbësor është lënduar në aksidentin para Gjykatës së Apelit
27.02.2018 10:47
Një shkupjan tridhjetë e trevjeçar dje me automjet është përplasur në një këmbësor para Gjykatës së Apelit në Shkup...

Ministria e Punëve të Brendshme informon se dje në orën 15:35 në parkingun para Gjykatës së Apelit në Shkup një makinë "Folsfagen Golf" me targa të Shkupit, e drejtuar nga V.G. (33) nga Shkupi, është përplasur në këmbësorin K.P. (57) nga Shkupi.
Këmbësori është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit "Shën Nauimi i Ohrit" ku i është dhënë ndihmë mjekësore.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup./mia
