Botë
Mbi 30 njerëz kanë humbur jetën në tërmetin e fuqishëm në Papua Guinea e Re
27.02.2018 10:59
Më shumë se 30 persona, katër prej të cilët fëmijë kanë humbur jetën, ndërsa mbi 300 janë lënduar në tërmetin...

Më shumë se 30 persona, katër prej të cilët fëmijë kanë humbur jetën, ndërsa mbi 300 janë lënduar në tërmetin me intensitet prej 7,6 ballë sipas shkallës Rihter që e ka goditur pjesën qendrore të Papua Guniesë së Re.
"Ekipet e shpëtimit tentojnë të arrijnë deri në zonat malore ku rrugët janë të bllokuara, ndërsa është në ndërprerje janë linjat telefonike", njoftuan mëngjesin e sotëm mediat lokale, një ditë pas tërmetit, epiqendra e të cilit ishte 90 kilometra në jugperëndim të luginës Porgera, ku ka shumë fshatra dhe një minierë ari.
Sipas gazetës "Post Kurier" të paktën 13 persona kanë humbur jetën në Mendim, ndërsa 18 në rrethinë.
Prifkti katolik Pius Hall deklaroi se në orteqet e shkaktuara nga tërmeti kanë humbur jetën të paktën dhjetë persona, nga të cilët katër fëmijë.
Nga tërmeti janë goditur provincat Lartësitë Jugore dhe Hella në qendër të ishullit më të madh të shtetit të Oqeanit Paqësor.
"Epiqendra e tërmetit ka qenë 560 kilometra nga kryeqyteti i Papua Guinesë së Re, Port Morsbi, në thellësi prej 35 kilometrave, kumtoi Instituti gjeofizik i SHBA-së.
Kompanitë e minierave, mes të cilave edhe amerikania "Ekson Mobajl" (ExxonMobil) kumtuan se janë dëmtuar instalimet për gaz në fabrikën në Hides, ndërsa disa firma i kanë evakuuar një pjesë të personelit.
Kompania australiane e naftës "Oil Sërç" (Oil Search) kumtoi se ka ndërprerë me punë derisa nuk vlerësohen dëmet.
Papua Guinea e Re ka gjithsej shtatë milionë banorë./mia
