Botë
Prokuroria kërkon 30 vite burgim për presidenten e mëparshme të Koresë Jugore
27.02.2018 11:46
Prokuroria e Koresë së Jugut sot kërkoi 30 vite burg për presidenten e mëparshme Park Heun-hje...

Prokuroria e Koresë së Jugut sot kërkoi 30 vite burg për presidenten e mëparshme Park Heun-hje për shkak të përfshirjes në skandalin e korrupsionit.
Park pas protestave masive është ndërruar dhe burgosur në mars të vitit të kaluar nën akuzën për pranim të mitos, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe detyrim. Ajo i mohon të gjitha akuzat.
Presidentja e mëparshme e Koresë së Jugut edhe sot nuk ishte e pranishme në seancën gjyqësore. Data e shqiptimit të dënimit do të kumtohet në mënyrë shtesë.
Nëse gjykata vërteton se është fajtore, Park do të jetë e treta nga presidentët e gjykuar jugokoreanë.
Dy presidentë të tjerë jugokoreanë janë gjykuar për grusht shteti në vitin 1979 dhe për masakër mbi civilët në vitin 1980./mia
