Maqedoni
Tetë persona janë lënduar në aksidentin në rrugën Gostivar - Tetovë
27.02.2018 12:03
Në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në autostradën Gostivar - Tetovë, te vendi "udhëkryqi i Tumçevishtit"...

Në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në autostradën Gostivar - Tetovë, te vendi "udhëkryqi i Tumçevishtit" kanë marrë lëndime trupore tetë persona.
Nga SPB Tetovë informojnë se në aksidentin, i cili me siguri ka ndodhur gjatë parakalimit, janë përplasur një furgon me targa të Italisë dhe një automjet "mercedes" me targa shqiptare.
Derisa kanë qenë duke lëvizur drejt Tetovës, nga shkaqe të panjohura deri më tani, automjetet janë përplasur dhe kanë dalë nga rruga.
Nga informacionet e para në furgon krahas shoferit ka pasur gjashtë udhëtarë, ndërsa në mercedes gjithsej gjashtë persona. Pas dhënies së ndihmës së shpejtë, të gjithë të lënduarit janë lëshuar për kurim shtëpiak.
Muajin e kaluar në rajonin e Tetovës janë regjistruar gjithsej 14 dalje nga rruga, ndërsa vitin e kaluar gjithsej 132, nga të cilët gjysma kanë ndodh në autostradë./mia
