Maqedoni

Sot protestë në Shkup kundër ndryshimit të emrit dhe Ligjit për gjuhët

27.02.2018 12:26

Për sot është paralajmëruar një marshim protestues, që do të fillojë prej te Misioni i Bashkimit Evropian në Shkup dhe që ka të bëjë me çështjen e emrit të Maqedonisë...

Organizatorë i këtij marshi është Kongresi Botëror Maqedonas dhe protestuesit do të kërkojnë të mos ndryshohet emri i vendit. Para Info-qendrës së BE-së do të lexohet nota protestuese dërguar BE-së, NATO-s dhe OKB-së, për të vazhduar me marshimin deri te Kuvendi i Maqedonisë.

Nga Qeveria e Maqedonisë do të kërkojnë që të ndërpriten bisedimet, të tërhiqet ligji për përdorimin e gjuhëve, shfuqizimin e marrëveshjes Zaev-Borisov, lirimin e të burgosurve për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë, si edhe lirimin e Edmund Temelkos - kryetar i komunës Pustec në Shqipëri. Nëse këto pika nuk do të pranohen, atëherë kërkesa e fundit e tyre do të jetë vetëshpërndarja e Kuvendit.

VMRO – DPMNE- ja nuk e mbështet protestën, por deputeti i kësaj partie politike, Antonio Milloshoski, ka deklaruar se do të dalë në protestë. Protesta do të mbështetet edhe nga Sollza Gërçeva - kryetare e partisë së re “Zë për Maqedoninë”.