Tunizi: Së paku 14 ushtarë e humbën jetën gjatë një sulmi kryengritës
Kjo është humbja më e rëndë e armatës deri më tani në aksionin për pastrimin e rajonit nga islamikët, i cili filloi nga dhjetori i vitit 2012, kumtoi Ministria e Mbrojtjes e Tunizisë…

Të paktën 14 ushtarë tunizianë janë vrarë, ndërsa 20 janë lënduar gjatë një sulmi kryengritës në rajonin planor Shambi, në afërsi të kufirit me Algjerinë.
Kjo është humbja më e rëndë e armatës deri më tani në aksionin për pastrimin e rajonit nga islamikët, i cili filloi nga dhjetori i vitit 2012, kumtoi Ministria e Mbrojtjes e Tunizisë.
Sulmi është kryer mbrëmë ku dy grupe kryengritëse kanë hapur zjarr mbi dy pika vëzhguese të armatës në Shambi.
Supozohet se sulmi është kryer nga një grup islamik i armatosur i lidhur me Al Kaedën. Nga mesi i muajit të kaluar organizata "Al Kaeda në Magrebin Islamik" për herë të parë ndërmori përgjegjësi për sulmet në Tunizi.
