Maqedoni

Konferencë ndërkombëtare “Si t’i jepet fund dhunës dhe varfërisë së fëmijërore”

27.02.2018 16:53

Dhuna ndaj fëmijëve është problem global i pranishëm në të gjitha vendet, ndërsa gjysma e fëmijëve të botës kanë përjetuar dhunë fizike, psikologjike ose seksuale....

Bashkësitë fetare mund të kontribuojnë për uljen e dhunës ndaj fëmijëve, u tha në konferencën me temë "Mobilizimi i bashkësive fetare për t’i dhënë fund varfërisë fëmijërore dhe dhunës ndaj fëmijëve", e organizuar nga Ambasada e parë e fëmijëve në botë “Megjashi”, në bashkëpunim me “Arigato internacional” - nisma për t’i dhënë fund varfërisë së fëmijëve dhe Rrjeti global i besimeve për fëmijë. Në konferencën dyditore janë të pranishëm pjesëmarrës nga 10 shtete europiane dhe përfaqësues të “Arigato internacional” nga Kenia. 
 
"Është i nevojshëm ndryshimi i politikave, por edhe ndryshim i vetëdijes, njerëzit duhet të mendojnë ndryshe. Nuk mjafton vetëm hulumtimi, evidentimi i problemeve, por duhet të organizohemi të gjithë bashkë të bëjmë diçka më shumë në organizatat dhe institucionet tona. Të gjithë së bashku mund ta zvogëlojmë ose ta çrrënjosim varfërinë fëmijërore ose dhunën ndaj fëmijëve",- tha Fred Nijaberës nga “Arigato internacional-Kenia”. 
 
Për menaxhim gjithëpërfshirës me varfërinë fëmijërore dhe dhunën ndaj fëmijëve është i nevojshëm mobilizimi i opinionit, organizatave civile, bashkësitë religjioze dhe i shtetit, vlerëson drejtori i Ambasadës së fëmijëve “Megjashi”, Dragi Zmijanec. 
 
"Përfshirja e fëmijëve në sistemin arsimor me zgjidhjen e problemeve ekzistenciale në familjet e tyre dhe parandalimi i dhunës që të mos ketë pasoja të vazhdueshme në zhvillimin psikofizik të fëmijëve, është një nga mënyrat për menaxhimin me problemet",- u shpreh drejtori i “Megjashit”, Dragi Zmijanec.
 
Zmijanac, njëherit apelon që Qeveria të miratojë zgjidhje ligjore, sipas të cilës nuk do të ketë vjetërsim të veprës penale "sulm gjinor mbi fëmijë që nuk ka mbushur 14 vjet”. Në këtë mënyrë nëse zbulohet se në kontinuitet janë trafikuar dhe abuzuar seksualisht fëmijë nën përkujdesje nga institucionet, si në rastin e "25 Majit", do të mund të ngrihet përgjegjësi penale edhe për vepra nga e kaluara.
 
GYLTENE SINANI